Ah more guri i sokakut
moj e bukura shtëpi
more tymi n’maj t’oxhakut
pse s’ju shoh me sytë e mi!
Po kalldrëmi shtru n’oborr
man e plepa që vet mbolla
pemt e bukura plot kuror’
pse si shoh të mirat molla!
Ku më janë t’bukurat lulishte
ku të mledh molle e ftua
ku të gjej fruta pjeshke
qershi, dardhë , kumbullat që dua!
Ku ta gjej qoshën e vogël
ku unë luaja me shok’t ‘e mi
duhet shkuar lart në kodër
të kujtoj fëmijëri!
Aty t’luaja shkop e kingël
gropa- hënas për me lujt
me bilbil të k’ndoja këngët
dhe pse gjakosur n’gjunjë!
Ku t’i gjej, sa i dua
sa shumë malli më ka marë
syri plot më është ngarkua’
më pushton ndjesi e rrallë!
Ku t’i kisha!! Ah, t’i gjeja!
të takoja mrekullinë
por janë vrarë si në beteja
mua m’fshinë fëmijërinë!
Veç një vatër ka mbet ndezur
këtu thellë në mendjen time
që s’ma le ndërgjegjen fjetur
dhe më zhyt thellë në kujtime!
