Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Nuk është vetë Reçaku!

Jahe Fida-Nuk është vetë Reçaku!

Jo, jo, more joooo!
Nuk është vetëm Reçaku
Krime sërbe gjen kudo
Nga t’pafajshëm u derdh gjaku.

Në çdo plamë të Dardanisë
Përmbi gra, pleq e fëmijë
T’pa numërta krimet e sërbisë
S’janë me qindra , por disa mijë!

Dhe pse vonë jeni kujtuar
Për krimet t’kërkohet ndëshkim
Si për Reçakun duhet vazhduar
Kriminelët t’marin ndëshkim!

Mos harroni pushtetar
Duhet drejtësi të ketë
Për eksodet dhe të vrarë
Dhe të zhdukurit që s’janë gjetë!

Ndaj j’u lutem mos vononi
Çoni përpara drejtësisë
Dinjitetin vendin t’ia mbroni
Para botës dhe sërbisë!

Që të flejnë shpirtërat qetësuar
Për viktimat e pafajsisë
Dhe për jetët që janë flijuar
Në çlirimin e Dardanisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT