Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritJahe Fida -U tretën dimrat!

Jahe Fida -U tretën dimrat!

S’ka më dimra, u tretën, u zhduken
Edhe me Vjeshtën ngjasojnë fare pak
Si Mars, a Prill muajt e tijë duken
Ngricat dhe acari tretë nga koha flak’

Borë nuk ka as majave të larta
Ku bardhësia ishte mbretëreshë
S’ka veshje të trasha kur del përjashta
Si Pranverë dimri buzëqesh!

As pemët s’kanë vellon e bardhë
Sythat fryrë, gati në të çel
Lulet sikur thonë: jemi në të ardhë
Gjelbërimi jeshilon në fushë, mal e zabel!

S’ka sorra e grifça që lajmërojnë acar
Bylbylat nisin këngës të j’ia thonë
Moti qanë e qesh si në behar
Natyra pranverore ngjasonë!

U tretën dimrat, bashkë me ta dimërimi
Do mbeten vetëm kujtim i vjetër
Unë nuk gëzohem, më kap trishtimi
Dimri nuk duhet të jetë vetëm në letër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT