Ëndërr…
Para se të të njihja ty
Nuk e dija ku e kisha zemrën
Ti ishe pak metra larg
Në rrëmujën e madhe të qytetit
Dhe zemra ime rrahu
Vije nga një botë paralele?
Qeshe, ma drejtove gishtin,
E më the:
Vajzë jam një në një million,
Ndërsa ti, ti je,
Një në galaksi.
Më tregove,
Për një grua ëndrrash,
Që vjen e të qesh,
Që të pëshpërit të dua
Që mban erë fasligeni, e
Ti s’ia sheh sytë,
Por thua që janë të mitë
Je një bekim a një mallkim,
Kushedi ?!…
Por,
Je bukur!
