Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Akullnajave të jetës

Jan A Kosova-Akullnajave të jetës

AKULLNAJAVE TË JETËS
Mund të jem përtac nga nesër, jetës nuk i dihet
Mund të mbetën në dollap mbyllur, laps e letër
Edhe akullnaja më e madhe një ditë do shkrihet


Është poezia e fundit, kur nuk vjen asnjë tjetër
E frymëzimi s’ndihmon kur je në shpirt i lodhur
Nuk ndihmon nganjëherë as një kujtim i vjetër


S’të kujtohet asgjë edhe dje po të ketë ndodhur
Edhe e vazhdon gjumin botën duke e fajësuar
Dhe kur zgjohesh nga gjumi e prap je ç’lodhur


E kupton se asgjë në botë s’paska ndryshuar
E jeta është e shkurtër, përtacinë nuk e lejon
Dhe duhet zgjuar shpejt nga ëndrra e gabuar


Thonë se jeta është e gjatë për atë që dashuron
Por është edhe më e gjatë për atë që ka vuajtur
Andaj vargu im për dashurinë e vërtetë vazhdon


E vazhdoj vallen me vargjet e mia duke luajtur
Edhe nëse të pyeta bëhu sikur nuk më kuptove
“Zemrën që ta kam dhuruar, nëse e ke ruajtur”?


E nëse më pyet mua për zemrën që ma dhurove
Ndoshta ndonjëherë edhe mund ta kem lënduar
Por një gjë po ta them, më besove, s”më besove


Pa u betuar fare se unë rrallë në jetë jam betuar
Me asgjë nuk matet dashuria që për ty e mbaj
Në zemrën që për një jetë ty ta kam dhuruar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT