Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-NDOSHTA KA QENË DASHURI

Jan A Kosova-NDOSHTA KA QENË DASHURI

Se treni i jetës ndalon edhe në stacion të gabuar
Por dashuritë e vërteta asnjëherë nuk do zbresin
Vazhdojnë rrugëtimin edhe kur treni është vonuar
Dhe mbesin aty në trenin e njëjtë deri sa të vdesin

Unë do vazhdoj të shkruaj për dashuritë e vërteta
Për zemrat që dashurojnë pa shkas pafundësisht
Se rruga e jetës ka pengesa, plot sfida është jeta
Por dashuritë e vërteta i shkelin sfidat lehtësisht

Unë s’kam shkruar kurrë për dashuritë që shuhen
Shuhen yjet, shuhet çdo gjë që ka lindur në jetë
Edhe nëse për një dashuri që merr fund, shkruhet
Ndoshta ka qenë dashuri por jo dashuri e vërtetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT