Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova -NDOSHTA TI MI FALË CA LOTË

Jan A Kosova -NDOSHTA TI MI FALË CA LOTË

Në mbrëmje i lexoj vargjet që sapo i kam shkruar
I them lamtumirë poezisë dhe shkoj për të fjetur
Dhe ende pa u zgjuar çdo mëngjes e kam kuptuar
Ndonjë varg i pa shkruar në zemrën time ka mbetur

Në mbrëmje jam i kënaqur kur vargjet e mia i lexoj
As pikë as presje poezisë sime s’do i kisha shtuar
Gjatë natës ëndrrave të mia, mbi Malësi kur fluturoi
Lindin vargje të reja në zemrën që ta kam dhuruar

Në mbrëmje vargjet, mijëra herë i kam përfunduar
Edhe lapsin e letrën e fundit i kam hudhur në kosh
Në mëngjes si lypsarë nga koshi prap i kam larguar
Se zemra që ty ta kam dhuruar nuk ka mbetur bosh

Kalojnë mbrëmjet dhe mëngjeset, ditet bëhën varg
Ndoshta ti mi falë ca lotë kur t’më thahet loti në sy
Nuk tretet kurrë malli për bjeshkët e mija atje larg
Nuk përfundojnë kurrë as vargjet e dashurisë për ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT