Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Një jetë i yti

Jan A Kosova-Një jetë i yti

Një jetë i yti

Nuk ka të ndalur lumturia
Kur dy shpirtra dashurohen
Kur në zemër lulëzon dashuria
E vargjet e mia prap rebelohen


Lumturia nuk ka të ndalur
Ti ma dhurove dashurinë
Unë ty zemrën ta kam falur
Shpirtin tim dhe poezinë


Sikur na ka përgdhelur jeta
Mua e ty, bukuroshja e Dardanisë
Peng i dashurisë dardane mbeta
Një jetë i yti, rebel i dashurisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT