Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Nuk e mbaj dot një premtim

Jan A Kosova-Nuk e mbaj dot një premtim

Çdo varg që e shkrova do ta kisha nënshkruar
Ani pse e di se nuk shkrova diçka të përsosur
E nuk besoj se Zoti do të më kishte ndëshkuar
Shumë herë të mos shkruaj unë kam vendosur


Më kujtohet si sot rinia jonë, ajo kohë e krisur
Sa shumë duhan kam tymosur, vend e pa vend
Sa herë kam premtuar ta lë, e prap e kam nisur
E tash sa vite ta ndez më s’më shkon në mend


Edhe poezinë do e braktisja, si tymin e cigarës
Por e di se vetes sime do t’i vinte keq për mua
Sikur të ia ktheja shpinën alfabetit e abetarës
Sa do vuante zemra po nuk e shkrova: “Të dua”


Ndoshta prap do premtoj, nuk mund ta di sot
Për cigarën dhe poezinë e dhashë një premtim
Por rreth poezisë një premtim nuk e mbaj dot
Poezinë e kam shpirt, ty dashuri të shpirtit tim


Nëse i lexon këto vargje ndoshta ti më kupton
Nuk e lë unë poezinë, më parë do më lë ajo mua
Se zemra që ta fala pafundësisht ty të dashuron
E edhe përtej vargjeve, pafundësisht unë të dua

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT