Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova -PËRTEJ STUHIVE

Jan A Kosova -PËRTEJ STUHIVE

E mos mendo se vëtëm ti ke halle në këtë jetë
Se brengat edhe vuajtjet më lodhin edhe mua
Pas stuhisë shndrrit dielli e prap tërhiqen retë
E përtej stuhive të jetës pafundësisht ty të dua

E mos mendo se në këtë jetë vëtëm ti ke halle
Furtunat e jetës edhe mua nuk më kanë kursyer
Thyhet çdo gjë kur stuhia e furtuna hedhin valle
Por dashuria jonë e bekuar kurrë nuk është thyer

E mos mendo se vëtëm ti ke halle në këtë jetë
Brengat zgjohen në mëngjes së bashku me mua
Mbrëmjeve vonë më lë pa gjumë malli i shkretë
E përtej brengave dhe mallit pafundësisht të dua

E mos mendo se në këtë jetë vëtëm ti ke halle
E di se as vargu më i bukur ndoshta s’të ndihmon
Por nëse ti e ke ëndërruar një dashuri të madhe
Zemra që ta dhurova pafundësisht të dashuron

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT