Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Shpirt i gjelbëruar

Jan A Kosova-Shpirt i gjelbëruar

Shpirt i gjelbëruar
Edhe shpirti është nganjëherë gati sikur natyra
Që e ndërron pamjen e vet nga stina në stinë
Herë paraqitet ngrysur, herë i buzëqesh fytyra
Në janar digjet dhe në gusht nganjëherë ngrin


Malli i shkretë shpirtin tim shpesh ka ngulfatur
Shumë herë ka vuajtur, shumë herë ka festuar
Edhe stinët janë ndërruar e moti është luhatur
Mirëpo shpirti im me ty ka mbetur i gjelbëruar


Sepse jeta kështu e ka, stinët e saj ndryshojnë
E asgjë më ashtu si ishte njëherë nuk mbetet
Mbeten kujtimet që nē shpirt rrënjë leshojnë
Dhe dashuria për ty që kurrë nuk do të tretet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT