Thursday, January 22, 2026
BallinaSportJaponia i mposht dy superfuqitë për vendin e parë në grup

Japonia i mposht dy superfuqitë për vendin e parë në grup

Japonia padyshim se është befasia e këtij Botërori, pasi mposhti dy nga kombëtaret më të forta në botë, për të përfunduar të parët në grupin E.

Fillimisht, Japonia mposhti Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit, me rezultat 2-1, ndërsa për çudi, u mposht nga Kosta Rika me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë, Japonia nuk e la me kaq, pasi sonte mposhti Spanjën, madje me përmbysje të rezultatit, 2-1.

Tani Japonia është renditur e para në grup, me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja, me katër. Gjermania është renditur e treta, me pikë të njëjta me Spanjën, por me goldallim më të dobët, ndërsa Kosta Rika, pas humbjes nga Gjermania, është renditur e fundit, me tri pikë. /Klankosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT