Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeJavë shumë e nxehtë, sot deri në 31 gradë temperaturat

Javë shumë e nxehtë, sot deri në 31 gradë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë, transmeton Sinjali.

“E hëne- Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E marte- Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E enjte-Mot shum i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje për 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.

Të premten – Mot me diell dhe temperatura të ngjashme me ditën e enjte. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin shira afatshkurta të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.

Kujdes:

Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj.”, njofton IHMK.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence