Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritJeta jote është jeta jote

Jeta jote është jeta jote

Ti nuk mund ta mposhtësh vdekjen

Por mund të mposhtësh vdekjen në jetë

Dhe sa më shpesh që të mësoh ta bësh

Aq më shumë dritë do të ketë

Ka rrugëdalje…

Diku ka dritë…

Nëse do ta provosh, shkoji deri në fund

Përndryshe, as mos e fillo fare

Kjo mund të thotë të humbasësh miqtë, bashkëshortët, të afërmit

Dhe madje edhe vet mëndjen tënde

Kjo mund të thotë të mos hash për tre ose katër ditë

Mund të thotë të ngrish një një stol parku

Mund të thotë burg

Mund të thotë përqeshje

Mund të thotë tallje

Izolim

Izolimi është një dhuratë

Gjithë të tjerat janë veçse teste të durimit tuaj

Se sa shumë do që ta bësh me të vërtetë

Dhe, ti do ta bësh, pavarësisht refuzimit dhe çudirave më të këqia

Dhe kjo do të jetë më mirë se çdo gjë tjetër që mund të përfytyroni

Nëse do ta provosh, shkoji deri në fund

Do të jesh vetëm me Zotat, dhe netët do të jenë netë zjarri

Do ta kalërosh jetën tënde drejt së qeshurës më të përsosur

Kjo është e vetmja luftë e mirë që ekziston

Bëje, bëje, bëje…

Nga Charles Bukowski

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT