Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritJETA ME PERIPECITË E VETA-Sheqere Sina

JETA ME PERIPECITË E VETA-Sheqere Sina

JETA ME PERIPECITË E VETA

Nganjëherë e bukur është jeta jonë,
lum ai, që ta jetojë di gjithmonë!
Është si lulja me vesë e aromë të mirë,
Është si mjalti në koshere, me ëmbëlsirë.

Nganjëherë na mbulojnë re të zeza,
Ashtu sikur moti, pa të diellit rreze,
Që me shi e bubullima, vazhdon,
Presim ylberin, që qiellin zbukuron.

Nganjëherë jeta është mister i panjohur,
Ndjehemi në gjendje shpirtërore të ftohur.
Sikur çdo gjë u shkatërrua e më nuk ekziston,
Shpresojmë në fund të tunelit ka dritë gjithmonë.

Nganjëherë jeta është si dita e nata e bardhë,
Besimin pa urrejtje, në zemra mbajmë,
Pak më qetë, por kënaqësi ndjejmë në vatër,
Dashuri, paqe e mirësi me shpirt të pastër…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT