Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 07:25, kur policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana, një person ishte gjetur i pajetë nga një fqinj.
Bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, ka deklaruar Bytyqi.
Pas përfundimit të ekzaminimit në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim të mëtejshëm.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë iniciuar hetim me klasifikimin “Hetim i vdekjes”, ndërsa pritet që rezultatet e autopsisë të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes.
