Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritJonida Sheholli-NJË DITË

Jonida Sheholli-NJË DITË

NJË DITË

Një ditë kam për të të njohur siç njihen të dashuruarit
Kam për të të dashur siç duan të çmendurit
Kam për të të takuar siç takohen deti me bregun
Për të lundruar syve tu me varkën e largësisë


Kam për të të parë nga larg ashtu sikur të të shoh nga afër
Ditëve kam për t’u dehur me verë të kuqe
Që netëve të pi lëngun e shegëve të pjekura


Të shtrydh kokrrat e tyre
T’i bëj gjak timin
Në pleqëri kam për të të bërë varg
Para se vdekja të më vijë në prag, do të vuaj për ty, siç vuajnë të burgosurit
Do të të dua në amshim, ashtu siç dinë të duan poetët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT