Nga dritarja e thyer shoh jashtë,
pemët e zhveshura, me degë gjysmë të këputura…
Rrotulloj sytë mbi muret e vjetra,
që mbajnë krisje, erë myku dhe plasaritje të viteve…
Për çudi, mes këtij rrënimi, braktisjeje, harrimi e heshtjeje…
drita çan rëndesën
mbi supet e kësaj dhome të lodhur…
