Wednesday, April 1, 2026
BallinaVitrina e libritJudita Dedi-Dashuri në Korçë

Judita Dedi-Dashuri në Korçë

Nën dritën e hënës po të pres,
te porta ku dikur ti rrije,
me tinguj shpirti ngadalë të thërres,
dhe në çdo hap praninë tënde ndiej.

Pa dil një çast në këtë natë të qetë,
të dëgjosh këngën që për ty kam thurur,
në Korçë çdo ndjenjë e ngrohtë merr jetë,
me dëborë e ëndrra rrugicat rrinë mbushur..
.
O vajzë e bukur, eja më dëgjo,
një fjalë e ëmbël më mjafton sonte,
se dashuria s’di të thotë jo,
kjo zemër veç ty… gjithmonë do të donte…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT