Kur bora zbardhon qytetin e Korçës
dhe rrugët zhyten në të bardhë,
vajzat dalin çdo natë në ballkone,
dhe djemtë u bëjnë serenadë
..
Diku një llambë lëkundet nga era,
një zemër pas perdes përgjon,
kitarat me tinguj pushtojnë ajrin,
i ftohti rrugicat mbulon…
Lokalet kumbojnë nga zërat e ngrohtë,
me verë derdhen gëzimet,
hapat trokasin dhe zgjojnë qytetin,
dhe shpirtrat fshehin rrëfimet.
