Wednesday, January 21, 2026
BallinaSportJuventusi dështon sërish, s’fiton as ndaj Fiorentinës

Juventusi dështon sërish, s’fiton as ndaj Fiorentinës

Juventusi është ndalur sërish me barazim.
Në xhiron e gjashtë të Serie A, “bardhezinjtë” kanë bërë hap fals në udhëtim te Fiorentina, duke barazuar 1-1.

Ndonëse e filluan mirë takimin duke realizuar me anë të Milik në minutën e 9’ të takimit, ky gëzim nuk u zgjati shumë.

Përgjigjja e vendasve nuk vonoi shumë, të cilët realizuan golin e barazimit me anë të Kouname, 20 minuta më pas.

Kështu përfundoi e tërë ndeshja e cila ridëshmoi momentet jo të mira që po kalon Juventusi kohëve të fundit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT