KA NET TË TILLA
Ka net të tilla
Dashuri si Lumi
Dashuri si Deti
Kur Lulja shkon te Deti
Në gji i hyn së fshehti
Ah, ka net të tilla
Ku është çmendur gjumi
Ka net të tilla
Dashuri si Lumi
Do të kënaqemi duke rrëfyer
Në verën që na pret
Unë besoj – besomëni
Ka net të tilla.
Poezi nga Syhejl Havolli
