Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeKapen 10 kg heroinë në një automjet me targa kroate në Merdar,...

Kapen 10 kg heroinë në një automjet me targa kroate në Merdar, Policia e arreston shoferin kosovar

Policia e Kosovës ka kapur 10 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe e ka arrestuar shoferin 65-vjeçar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Drejtori i Antidrogës, major Reshat Murseli tha në konferencën e jashtëzakonshme për media se droga u gjet në një automjet me targa kroate, të cilin po e ngiste kosovari me inicialet A.L., raporton Gazeta Express.

Te një automjet me targa kroate, i llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., i vitit të lindjes 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2,500 euro dhe një telefon celular”, tha ai.

Museli tha se kjo ishte pjesë e një plani taktik të koduar si “Pika 2”, që ka nisur në orët e mëngjesit, të mbështetur nga Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT