Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Ku rendnim të dy.

Kastriot Malo-Ku rendnim të dy.

Shkova nga arat që dilnim të dy,
dhe emrin gdhenda tek degë e thatë,
atje tek vendi ku flisnim për çart,
si për çudi kishte çelur lule prapë.


Shkova nga lëndinat që dilnim të dy,
kupën e mbusha me aromën e barit,
i shtova dhe polen nga lulja e parë,
eca zbathur në vlagun e ngrohtë të ugarit.


Shkova tek burimi ku pinim ujë të dy,
u ula në gjunjë mbi gur kisha etje,
i shuajta aty buzët e prushta si dikur,
si thëngjijtë mbas një shiu të beftë vjeshte.


Shkova tek pema ku “grindeshim” të dy,
ca zenie te kota mi solli në mend vetmia
Fajtori isha unë?, Apo ishe ti? Midis nesh..
Heshtja foli: As unë, as ti, as dashuria!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT