Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Mëkati.

Kastriot Malo-Mëkati.

Mëkati.

Ti dashurinë e zhveshe nudo,
me atë që doje marrëzisht,
po kalon kjo bredharake..
të gjithë filluan ta bëjnë me gisht.


Ti ecje rrugës kaq serbes,
atij që doje i fale virgjërinë,
po pse i çmende ca cmirezinj,
që poshtë jorganit e shtrydhën rininë.


Ti ishe aq e bukur sa dhe ai,
e dashuroje marrëzisht atë djalë,
po çfarë kishin ata zemërzinj,
që s’linin damarë pa të sharë.


Më shumë u “prekën” ca zyrtarë,
ca moralistë me syza miopi,
që tavolinat në krevat i kthyen,
duke puthur me epsh në shkëmbim posti

.
Ti gjithmonë ecje krenare,
si një kalë në fushën e blertë,
se midis jush vlonte një ndjenjë,
që për të “tjerët” s’kishte asnjë vlerë.


Ti ecën prapë në tortuar,
koha bukurinë nuk ta treti,
ti mbetesh sërish një meteor,
e vetmja bukuri e atij qyteti.


Tek ecën me fëmijët prej dore,
dhe burrin që e deshe aq fort,
perdredhin buzët garipat e qytetit,
për vrerin që derdhen nuk u vjen ndot.


Ata ndoshta ende s’e dinë,
ndoshta se kishin provuar kurrë vetë,
kur zemra ndjen, kur zemra dridhet,
ka një emër të bukur që do të thotë jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT