Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Tek pasqyrat.

Kastriot Malo-Tek pasqyrat.

Tek pasqyrat.

* * *

Ca fjalë të pathëna nuk i pres më,

as veshtrimet që era diku i rrëmbeu,

ne ishim të huaj në qytetin bregdetar,

ajo kohë e largët sot mbrapa më ktheu.

Nuk e di nëse ti je rikthyer sërish aty,

dhe emrin në shkemb diku ke gdhendë

në ballkonin nga rruga ke hedhur një sy,

ke pritur e veshur me dekoltenë e argjendë.

Dhe unë vazhdoj ti bie atij numuri,

për të dëgjuar melodinë e zërit tënd,

e mbaj mend ti dikur më kishe thënë,

dua të të harroj, se dashuria dhëmb.

Ta dish mike i kryqëzon ca rrugë jeta,

dhe dashuritë që vijnë nga botë e huaj,

disa engjëj i zgjedh dhe i zbret në tokë,

por një zë thërret me ndjenjën të mos luaj.

Ka dashuri që lindin me shikimin e parë,

shumë të tjera që lidhen natën me hënë,

ç’do dashuri që s’ka njohjen si pikënisje,

është si një keshtjellë e ndërtuar me rerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT