Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKëmbësori goditet për vdekje nga vetura në Ferizaj: Arrestohet i dyshuari

Këmbësori goditet për vdekje nga vetura në Ferizaj: Arrestohet i dyshuari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj.

Një këmbësor është goditur për vdekje nga vetura në lëvizje, ku si pasojë i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Njoftimi:

“Fsh. Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj 02.12.2024 – 16:59. Një mashkull kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT