Kim Kardashian tregoi figurën e saj trupore në një kostum të ngushtë, teksa doli për një akullore në Portofino, Itali të dielën.
Yllit 41 vjeçe, iu bashkua vajza tetëvjeçare North dhe mbesa Penelope, nëntë vjeçe, ndërsa udhëtonin me varkë për në qendër të qytetit.

Bukuroshja kishte veshur një palë pantallona gri shumë të ngushta me një model dantelle dhe detaje paneli, së bashku me një bluzë korseje të përshtatshme.

Kim e mbrojti fytyrën e saj me një palë syze dielli elegante të zeza, duke i shtuar veshjes së saj një gjerdan të trashë në formë kryqi.

Treshja dukeshin në humor të mirë teksa shëtisnin në Portofino, secili me nga një korrnet të akullores në dorë.

Atyre iu bashkua një shoqërues në varkë, ndërsa vendasit në Portofino shkrepën disa fotografi të familjes së famshme gjatë shëtitjes së tyre.


