MË PRIT NËNË
Dhe kjo natë më duket shume e gjatë
Më pritë nënë se do nisem
Nesër pa lindur dielli e pa zbardhur drita
Diell dhe dritë do të më bëhesh ti
Më pritë nënë po vi me mallin e mërgimtares
Do të ndihem edhe njehere si një fëmijë
Të mi puthësh të dy sytë e ballit
Të më perçafosh deri sa ta harrojë këtë botë
Kur ti mė del në derë tė shtëpisë
Si një mrekulli e zbritur nga qielli
Dy zemra bashkohën me plotë mall
Dhe zogjët ndalin fluturimin zbresin nga qielli
Më pritë nënë se kjo natë u bë shumë e gjatë
Ç‘do dhembje ke ti për të ma shëruar
Në duart e tua gjej magjinë e humbur
Atëherë e gjithë bota sillet rreth nesh
Dhe aty fillonë jeta
