KJO NATË
Jorgan resh
e mbuloi qytetin
sonte nata pritet e ftohtë
Unē mbërdhij
në mendimet e mija
që mbledhin e heqin vetet
me boshet e unit
Fjalët s’kanē më zē
u fikēn me natën
Nē miniaturë
hija ime e trishtimit
krihet në pasqyra
të thyera zemrash
Mbuloj shpatullat e vetmisë
e kuptoj qē kētë natē
jam cikllop i mërzisë
V.Kolaveri
