Monday, March 30, 2026
BallinaVitrina e libritKlodiana Çobo-NUK DUA TË DUKEM ÇFARË KAM KALUAR

Klodiana Çobo-NUK DUA TË DUKEM ÇFARË KAM KALUAR

Nuk dua të dukem si çfarë kam kaluar,
As të përkulem kur jeta rëndon.
Si zambak uji në penelin e Monesë, tē çel,
skenografi divine që mendja krijon.

Nuk dua të dukem si çfarë kam kaluar,
rebele si era, dallgët ngre sot.
Se dje, dje nuk di në kam jetuar,
bagazh tërhequr kot më kot.

Edhe vështrimi asgjë s’ka fiksuar,
shfaq veç imazhin që sheh tani,
e bukur dukem, sa bukur dukem,
me ëndrra veshur, me dashuri!

Dua të tunden perdet e rënda,
tek eci mes njerëzve në sallën plot.
Të qesh me të madhe siç ma ka enda,
sikur të zbrisja nga një tjetër botë.

Dhe në misterin e qënies sime,
të rikrijohem si me magji.
Në tempuj shpirtrash të lartësohem,
bukur të dukem sot, e nesër përsëri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT