Tuesday, February 24, 2026
BallinaSportKlubet e Premierligës dhe të Bundesligës e duan Rashicën

Klubet e Premierligës dhe të Bundesligës e duan Rashicën

Milot Rashica e ka shprehur dëshirën për ta vazhduar eksperiencën turke pasi po ndihet mjaft mirë në Galatasaray.

Ylli kosovar e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Superligën turke, por tek klubi nga Stambolli ishte vetëm i huazuar dhe tash përkohësisht është rikthyer në Norwich City.

Pasi klubi anglez nuk luan në Premierligë, vushtrriasi nuk e ka ndërmend të qëndrojë më aty, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas Galatasarayt, në Turqi 27 vjeçarin e duan edhe dy gjigantët tjerë të qytetit, Fenerbahçe dhe Besiktasi.

Ndërsa, mediat turke shkruajnë se përfaqësuesin kosovar e duan edhe klubet e Premierligës dhe të Bundesligës, ndonëse nuk janë përmendur klubet e interesuara.

Ndërkohë, shefi i Galatasarayt, Erden Timur ka biseduar me drejtorin sportiv të Norwichit, Stuart Webber për ta shikuar mundësinë e blerjes definitive të lojtarit nga “Carrow Road”.

Galata duket se është e gatshme t’i paguajë 7 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Norwichi i kërkon mbi 10 milionë.

Rashica ka kontratë me klubin nga Championshipi anglez deri më 30 qershor të vitit 2025, shkruan “Gazeta Express”.

Rashica i realizoi 11 gola në 26 ndeshje në Superligën turke në sezonin e fundit, duke e fituar njëkohësisht edhe titullin e kampionit në Turqi. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT