Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritKol Kodra-KUR DJERSA RRJEDH

Kol Kodra-KUR DJERSA RRJEDH

KUR DJERSA RRJEDH

Malësori arën teksa korr
Në majë të malit, lartë,
Dëgjoni, zogjt ia thon në kor
Me cicërimë të zjarrtë!


Misri shtrihët përmbi tokë
Dhe bujku djersën fshin,
E jeta vazhdon e ngrohtë
Dhe pyllë i malit fërfërin!


N’agim thëllëza këngën çel
Pa prekur rrezja e parë,
Baresha ngrihet tufën mjel
Dhe bujku zbret në arë…


Dhe jeta zien se puna vlen
Kur djersa rrjedh në ballë,
Rrjedhën në shëndet e gjen
Shpërblim e gazë e mallë…


Arën korr’ dhe pemët vjel
Tufën mjel e nxjerr baresha,
Puna, jetë të lumtur sjell…
Ndaj vjen e hyn në vjersha!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT