VEÇ MERITË PRANONI
I Shenjtë qëndrimi juaj
Motivi u frymëzon…
As dyshoj, as druaj,
Askush nuk u copton.
Logjika u mban lidhur
Një trup, një qëndrim,
Nevojat për ti zgjidhur
Nisma nuk ka kthim.
Pareshtur brohoritjet
Buçasin nëpër shesh!
Parullat, vërshëllitjet,
Dhe thirrja si rebesh!
Kumbojnë si kambanë
Nga kampanjel e lartë,
Dhe zëri kap çdo anë
Nga shpirti juj i zjarrtë
.
Askurr mos u t’kurrni
Për kërkesat bazike…
Bymehuni në mundëni
Përgjat rrugës fisnike.
Kudo që të ndodheni
Si brenda dhe jashtë,
Veç botës ti tregoni
Se jemi Komb i lashtë.
Mos reshni për kulturë
Për art edhe shkencë,
Dëshmoni diersë e punë
Askurr në dekadencë-
Të bjerë mos lejoni
Atdheun kurrsesi,
Po veç meritë pranoni
Dhe vetëm drejtësi!
