Edhe pa fjalë
Ulur pranë njëri-tjetrit,
duke ndier në heshtje
një muzikë dalë nga shpirti…
Asnjë fjalë nuk del
nga gojët tona, …
…ne ndjejmë
një lidhje të fortë si shkëmb.
Pak buzeqeshje e shikim të thjeshtë,
Kaq mjafton
të kuptojmë thellë njëri – tjetrin
Ngrohtësia që sjell prania jote
është ritmi i këngës
dhe emicioni i fjalëve.
Fytyra jote e ëmbël
Shpreh burreri,
shpresê e gëzim
Rrezaton plot ëndërra,
thellësi…
Sytë tua më shprehin shumë gjëra,
pyes veten nëse janë arkiv
I pasioneve të mia,.
Buzèqeshja jote
mund të gjallërojë çdo zemër,
Vetëm me një goditje
zemra ime pushtohet
nga kjo melodi shpirti pa fjalë
