Është bukur të ëndërrosh
Gjumi lan brigjet
e vetëdijes
Litarë shiu
në valë të forta
Mbyll sytë,
përhumbem
Lumturi,
ngrohtësi e puthur
deri në palcë
Një buzëqeshje e bekuar
duke luajtur në buzë,
vetëshpërbëhet
në detë të përjetshëm
Është bukur të ëndërrosh..
ëndërrat janë falas .
