I Dua..
Po i dua dashuritë e çmendura
I dua se jemi ne
Dashuritë plot bukuri delikate,
ato të plota me ëmbëlsi
të përjetëshme ,se jemi ne.
.
Po, i dua marrëzitë e dashurisë,
jemi ne
Ato plot mëkate të parrëfyera,
ato me shqetësime
të papritura, jemi ne
Po i dua dashuritë romantike,
jemi ne
Ato plot premtime të përjetëshme
dhe betime të pavdekshme,
jemi ne
Dhe ato me gjëmba, ato të ashpra,
ato dashuri të vrazhda, të vështira
për tu vazhduar, të lodhura
të konsumuara ,jemi ne
Dua momentin e përjetëshëm, jemi ne
Atë të konsumuar mes mëkatit
e gëzimit ,dhe gëzimi i mëkatit jemi ne..
Unë dua frymën e zjarrit,
jemi ne
E dua pasionin,
jemi ne ai ngazëllim i çmendur
i netëve pa gjumē
Po e dua dashurinë e çmendur dhe çmendurinë e dashurisë..Jemi Ne
