Lëviz me stuhinë
Ndjej gjëmimin e heshtur
që rrjedh ndër vena
Ndjej erërat e lëvizshme
që kërkojnë ndryshim
Shijoj shurjen e qiellit,
duke ngulur zjarret
që tërbohen brënda meje
Shpirti kalëron stuhish,
që rriten me fuqinë e mallit
për të qenë e lirë
Lëviz në kohë me shiun
Pëshpëritje të purpurta
jehonë në përjetësi…
Lëviz me stuhinë brenda vetes,
Ose te shkaterrohem e gjitha
Ose të behem ylber…
