Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana -Mall i shkretuar

Korça Bibjana -Mall i shkretuar

U këputën rrënjët nga dheu,
si fije bari në erën e mbrëmjes.
Hija e shtëpisë mbeti në prag,
me dritën varur si lot në qelq.

Në duar mbajta një grusht tokë,
një copë zëri, një emër të moçëm,
pak dhimbje mbështjellë me shpresë,
pak këngë të heshtura nën lëkurë.

E ika…
si retë që s’dinë ku bien,
si drurët e prerë pa rrënjë,
me mallin që shndërrohet në shkretimë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT