Mëmëdheu
Toka ku drita
shkëlqen në errësirë
Dhe nata si një i verbëri
në seancën gjyqëosore
nuk mund ta shikojë
Toka nënë
nuk është tokë e xhonglerëve,
është tokë e dashurisë
dhe mrekullisë,
një tokë ëndërrash dhe hyjnish
E pasur mè perrenj, lumenj e dete, rrethuar malesh si murgjër të lashtë,
ku zanat kanë mrizin,
e shqiponjat kanë folene
Vend i pasur me zemer dhe njerëzi .Njerëzit dashurojnë,
dashuritë bien e ngrihen
shpirtërat puthen breg me breg .
Perënditë e perëndeshat
qëndrojnë në rradhë
që këtë tokë magjike
të kenë mëmësi
