Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Mëndje cigane

Korça Bibjana-Mëndje cigane

Mëndje cigane
Zemra ime ndjehet bosh sot..
Dua të kërcej në shi ,
vallen e Peqinit ,
vallen e mallit tim ,


si një endacake
në natën e ndezur me hënë .
A është malli apo liria çliruese..!?
Nuk më intereson

..
Unë thjesht dua të kërcej ,
si shi i pandërprerë..
Si kullimi livadheve ,
si puthja luleve
si lëvizja ritmike
e reve shtatzëna .
E vetme në shi ..
Luginë e lagur
e mjegullës mistike

..
Me pamje nga malet e larta të vendit tim..
Duke prekur butesisht
boshllëkun e asgjëje
Gëzohu,
pëshpërit mëndja ime cigane

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT