Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Ngjyrat e shpirtit...

Korça Bibjana-Ngjyrat e shpirtit…

Ngjyrat e shpirtit…

Ngjyrat e shpirtit tim ,
janë përplasje në lumin e ëndërrave
dhe shpresës,
aty ku burojnë gurgullima drite
dhe errësire


Ku rrahjet e zemrës dhe shpirtit
janë shtëpia..
Ku dridhjet artistike
janë të lira të lodrojnë..
Aty ku fjalët dhe vargu rrjedhin mrekullisht,


Kapur në një det buzeqeshjesh
dhe empatie..
Përzier në një lum të lëngëshëm
uljesh e ngritjesh..
Aty ku rrjedhin pika lotësh të butë,
ku përzihen shumë ngjyra të ndritëshme dhe të gjalla


Ku shpirti im
është spërkatur dhe spërkatur
në lumin e thellë dhe shumë dete. .
Ku errësira, drita dhe nuancat e grisë
janë gjithmon në ndryshim..
Ndërthurur me poezi
në valët e qeta dhe të ashpra..
Këto janê ngjyrat e shpirtit tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT