Një lot i ngrirë
Gjysmë agu.
Pak para se kaosi,
të vërë rregullat e një dite të re,
kur ajri i mengjesit është akoma në qetësi,
e koha bën premtime të pathëna ,
unë gjëndem krah një ëndërre.
Ëndërra e së djeshmes.
Aty jetova ditët më të mira
Vrapoj e lirë në krahët e ëndërrës,
pa një destinacion, vetëm vrapoj.
Vrapoj pa fund.,.
e azgjëkund për të vrapuar..
Veçse në fundin e dëshirës
së zemrës sime fëminore
Vrapoj, arratisem jetës sime.
Rend larg . .
larg viteve të mija
Maraton marramëndëse.
Aq sa bie e kthehem në realitet .. .
Larg nënës ,
që më mjekon gjunjët e gjakosur,
larg lojrave me kukulla e balona ,
larg puthjes në ballë të atit tim ..
Zgjohem në realitet ,
burgosur në vargonjtë e emocioneve.
Në faqe një lot i ngrirë…
