Paqja
Paqja rritet si myshk
Rritet brënda thellēsive,
errësirës ,lagështirës
Zbut skajet e ngurtësuara
dhe kufijt e lashtë të erodës.
Me mijra duart e saj të vogla,
pihet në tinguj të ashpër
Paqja lulëzon në vënde
që nuk i vizitojmë kurrë,
në heshtje por e sigurtë,
duhet ta lësh të rritet mbi ty, brëndia teje,
për të kapërcyer përpjekjet tuaja
Zhyt pëllëmbët dhe sytë në të ,
dëgjoje më fort se vetja,
beso në të
Paqja është në një zarf
me prekje të butë ,jeshile…
Unë në kërkim të paqes
