Pesha e mallit
Kërrusur mallit drejt tokës sime…
Bagazhet mbushur plot e përplot..
Në zemer strukur pesha e mallit
më i rëndi bagazh ne botë.
Mbushur ditë pritjeje ,
përqafime të munguara ,
mall për të gjallë e për të vdekur,
mallit nisem përvëluar.
në tokën e maĺllit të epur
Aty më pret nën’ e baba ,
në prag përlotur, mallmunduar..
Më pret foleza ime bosh ,
zërave tanë përmalluar.
.
Një i panjohur që pranë kalon..
njeri i afërt më duket mua,
në gjuhën e nënës mirmëngjes më thotë,
kaq mjafton tē jem” e gëzuar.
Aty janë rrugët ku kam shkelur,
ku kam hedhur hapin e parë.
Aty kamë rënë e prap jamē ngritur ,
puthja e nënës melhem m’është bërë.
Atje dhe yjet më shohin ndryshe ;
lulet kanë tjetër aromë .
Dielli e hëna atje më njohin..
“Mirse erdhe”- buzagaz thonë
