Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Tingulli im..

Korça Bibjana-Tingulli im..

Tingulli im..
Vë kokën në kambanën e dëshirës,
tingulli flet..
Jam hija në fushë,
jam shiu që derdhet mbi shkëmb,
gjurmë e këmbëve në ujë
Jam buzëqeshja e një burri
Jam vala frymës së tij


Jam kënga stërgjysherve të mij,
ndër deje më rrjedh arbëri
Jam shkëlqimi diellit
mbi lumin Shkumbin


Jam pluhuri yjeve që shpërthejnë,
buzëqeshja hënès në Klodianën time,
lëngu manave të pjekur në oborrin e gjyshit tim


Jam gjuha e erës
që flas shqip
Jam krahu shqiponjes në fluturim.
me zemrën e mbushur mall e dashuri,
polen në lulëzim


Jam mashkulli që më mërziti,
dashuria e hakërrimi i tij ,
jam hëna që lëviz baticat ,
flladi që ngroh në gji

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT