Friday, March 6, 2026
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Unë prita të vish

Korça Bibjana-Unë prita të vish

Unë prita të vish

Thirrja e bulkthit zevëndëson mendimet e mia
Qielli i mbrëmjes si një fushë ore e kaltër
Miliona trokitje si rrahje zemre
Sa do të doja të kisha flatra në supe


Une prita të vish ,
si eremiti i vetmuar
Harrohem dhe arratisem
nëpër rrugë pa rrugë…
Por papritmas më shfaqesh ti
Një minut me ty,
koha prangoset…
Më ngrin pa më paralajmëruar


Pa paralajmërim,
dashuria jote,merr frymë,
frymë marrë dhe unë,
si një dëshirë


E ti e di, dyert e zemrës sime,
hapen e mbyllen pranë teje
Ashtu si sytë e tu verbohen
nga mungesa ime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT