Vetëm sot…
Le të copëtojmë
sëndukun e sekreteve
që na mban të bashkuar
Vetëm për sot le të ndahemi.
Vëtëm për sot
Le të pretendojmë
se bota po shëmb
kisha e xhamija,
dhe ne thjesht
të bëjmë pjesën tonë.
Vetëm për sot
Le të numërojmë
mënyra të ndryshme
Ky gravitet
mund të na vendosë në tokë
Ndoshta, këtë se dimë..!
Të vdesim pak,
le të luftojmë demonët tanë
derisa të dhëmb,
Vetëm sot
Le të hapim kafkat tona
mbi kujtimet,
Të ndajmë dhëmbjen
nga buzëqeshjet tona të rreme.
Vetëm sot…
Pra kur të vijë e nesërmja
Dhe ne themi se jemi mirë,
Mund të jemi vërtet mirë,
Sot e mot…
