Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportKosova gjunjëzon Suedinë në ‘Fadil Vokrri’

Kosova gjunjëzon Suedinë në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sonte të shënojë njërën prej fitoreve më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur në Prishtinë Suedinë e yjeve të Premier League me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Metro

Kosova që nga fillimi i ndeshjes dha shenja se e ka marrë veten nga performanca e dobët të premten në Zvicër. Përmes kundërsulmeve, disa herë lojtarët tanë krijuan mundësi për gol.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 26-të ku Elvis Rexhbeçaj u gjet i vetëm para portierit Olsen dhe nuk zhgënjeu, duke tundur rrjetën për 1-0.

Në minutën e 42-të, sërish Kosova u hodh në kundërsulm përmes Albion Rrahmanit, i cili e gjeti Vedat Muriqin jashtë zonës së rrezikshme, ku sulmuesi i Mallorcas me një predhë të fuqishme shënoi për 2-0.

Gjatë pjesës së dytë Suedia nuk u tregua fort e rrezikshme, ndërsa Kosova prapë i pati disa mundësi të mira për shënim, por pa sukses. Rezultati përfundimtar në Prishtinë u mbyll 2-0 për Kosovën.

Me këtë fitore të madhe kundër Suedisë që renditet në vendin e 29-të në rangimet e FIFA-s, Kosova (e 95-ta) merr tre pikë të arta dhe del në vendin e dytë në grupin B për kualifikimet e Botërorit./Gazeta Metro.Net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT