Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Slloveni.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë në garën për kualifikim në Botërorin 2026.
Kosova në duel me Slloveninë vjen pas fitores kundër Suedisë, në muajin shtator.
Formacionet e të dy skuadrave:
Kosova: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajdari, Aliti, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija; Muriqi, Rrahmani.
Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Seslar, Cerin, Elsnik, Stojanovic; Gradisar, Sesko.
Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45./Rtk live/